Ftesë në 5/ “Ty të pëlqen ajo vajzë, po apo jo?”, i ftuari kapet me Fation Kuqarin

31/01/2022 20:07

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi dokumentarin “I am Georgina”, 6 seri të cilat sjellin detaje nga historia e jetës së partneres së Cristiano Ronaldos.

Debate mes të ftuarve nisi prej fillimit, në një përplasje mendimesh mes atyre pro dhe pjesës tjetër që kishte refuzuar të shihte më shumë se një episod.

Arlinda Dudaj e konsideroi si një prodhim të pavlerë që demoralizon vajzat e reja, ndërsa “trash” e quajti edhe artisti Klodi Dedja që pati edhe një përplasje me Fation Kuqarin.

Fation Kuqari: Po për atë po flet gjithë bota, pse të mos e bëjnë dokumentar…po shesin me atë gjë.

Klodi: Në atë mënyrë shet edhe ti?

Fationi: Jo s’ ka lidhje

Klodi: Ti a adhuron atë? Më thuaj “po” ose “jo” o burrë
Fationi: Është shumë femër seksi, por s’ e adhuroj sepse s’ kam pse ta adhuroj

Top Channel