Po prisni opozitën? Balla: Po konsultohemi për të nxjerrë emrin më të mirë për Bashkinë Lushnje

29/01/2022 14:13

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla inspektoi sot punimet që po kryhen për asfaltimin e ‘Shëtitores së Palmave’ në Lushnje.

Në fjalën e tij Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, dhe kandidatit që do i besojë PS në këtë proces.

Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk po pret emrin e opozitës, për të publikuar kandidaturën e tyre pr bashkinë e Lushnjes, ndërsa shtoi se po kryhen konsultime për të nxjerrë kandidatin më të mirë.

Prononcimi i plotë i Taulant Ballës:

Kemi detajuar në mënyrë të shpejtë një projekt të përbashkët mes bashkisë dhe Fondit Shqiptarë të Zhvillimit për të rregulluar një problematikë të hasur ndër vite në një nga bulevardet kryesore të qytetit të Lushnjes. Unë jam shumë i kënaqur që punimet po ecin me cilësi. Sot do të fillojë shtrimi i shtresës së parë të asfaltit dhe brenda projektit është i gjithë vijëzimi dhe sinjalistika horizontale e vertikale me qëllim që ky bulevard të plotësojë të gjitha kriteret e nevojshme të një qyteti Evropian sikurse ne duam ta kemi në Lushnjë.

Ne kemi biseduar me kryetarin e bashkisë edhe për projekte të tjera si ai i përroit apo të infrastrukturës së këtij qyteti. Lushnja është qyteti i shtatë më i  madh në Shqipëri dhe si i tillë vëmendja e qeverisë shqiptare do të vazhdojë të jetë edhe më e madhe se sa ka qenë në vitet e kaluara, me projekte të rëndësishme. Mos harrojmë që jemi duke investuar edhe projekte të rëndësishme të kanalizimeve dhe ujësjellësit si dhe rrugë të tjera në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit, të cilat thuajse janë në prag përfundimi.

Zoti Balla gjithë vëmendja e qytetarëve Lushnjarë dje ka qenë për emrin e kandidatit për kryetarë bashkie dhe ju se dhatë dje. Ndoshta po prisni që të dalë edhe emir i opozitës?

Jo, ne nuk jemi në garë me opozitën. Ne do të qeverisim në lushnje jo vetëm në këtë pjesë të mbetur të mandatit , por do të vazhdojmë të qeverisim në qeverisjen vendore të Lushnjes edhe përtej mandatit që fillon në 2023. Gjithashtu ajo që ne kemi bërë unë mendoj që është më se normale sepse kur ke një numër të madh vlerash kandidatësh, natyrshëm duhet të konsultohesh me të gjithë për të kuptuar se cili është personi që do ti besojmë të çojë përpara këto projekte. Ajo që është e rëndësishme është që e gjithë partia Socialiste e Lushnjes është e bashkuar në funksion të një fitoreje që do të jetë ndër më të mëdhatë që ka hasur partia socialiste.

Rrjetet sociale e dhanë rezultatin e tyre?

Këtë unë nuk e di sepse nuk para besoj në këtë pjesë. Ajo që unë besoj janë qytetarët e Lushnjës dhe ata janë të pagabueshëm.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA