Los Angeles, policia: Në bastisjet e trenave të Amazon po vidhen armë (fotot)

29/01/2022 18:34

Policia e Los Angeles, SHBA tha sot se mes objekteve të vjedhura në grabitjet e shpeshta të trenave me mallra të porositura online, janë shumë armë zjarri.

Grabitësit kanë sulmuar rregullisht  konteinerët me mallra në një pjesë të hekurudhës  Union Pacific në qendër të Los Angeles duke hapur ngarkesat për të marrë qindra pako, mbeturinat e të cilave shihen të flakura në binarët hekurudhorë.

“Njerëzit kanë hapur këto konteinerë  … dhe kanë vjedhur armë zjarri, janë dhjetra armë zjarri,” tha kreu i policisë së Los Angeles Michel Moore, raporton e përditshmja vendase Los Angeles Times .

“Kjo sjell shqetësime për rritje të dhunës në qytet pasi njerëzit po përfitojnë nga ky transport konteinerësh pa polici apo shërbime sigurie.

Autoritetet shtuan se kanë rekuperuar tashmë “shumë armë” nga njerëz që thanë se i kishin marrë nga trenat e dërgesave hekurudhore.

Rrjeti Union Pacific operon më shumë se 275 milje hekurudha në Los Angeles, ndërsa ka thënë se rreth 90 konteinerë në ditë janë vandalizuar në zonë që prej dhjetorit 2020.

Raportime flasin për pako të vjedhura nga kompani postare si Amazon e Recreational Equipment.

Hadutët lënë shpesh në binarë objekte që i konsiderojnë të pavlefshme si për shembull pako testesh për COVID.

FOTO GALERI
1/5
Policia e Los Angeles tha se mes objekteve të vjedhura në grabitjet e shpeshta të trenave me mallra të porositura online, janë shumë armë zjarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA