Mbyllet panairi i librit! Interes i shtuar i lexuesve, organizatorët bëjnë bilancin: Janë shitur shumë libra
17/11 21:09
Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga kulla mbi 200 vjeçare e bajraktarit të Hotit, delegatit të lidhjes Shqiptarë të Prizrenit, Çun Mulës dhe prijësve të Malësisë.
Dera e parë e malësisë, shërbeu si institucion për kuvendime, e besëlidhje në luftërat kundër ushtrive osmane dhe serbo malazeze por edhe si vatër kulture.
Sot kjo është e vetmja familje muslimane në fshat por trashëgon vlerat me të larta të tolerancës fetare.
Për vlerat historike dhe kulturore, kjo kullë duhet të kthehet në muze thonë historianët.
Trashëgimia kulturore dhe historike e Shqipërisë dhe Malësisë së Madhe fillon nga kjo kullë prandaj kërkohet nga ministria që të njihet si monument kulture dhe të investohet në të.
Top Channel