Iliri dhe Monika kanë komentuar për marrëdhënien e tyre dhe komunikimin me ironi ndonëse më parë kanë qenë miq shumë të mirë.

Iliri u shpreh se nuk i vjen mirë se kanë qenë shumë pranë, ndërsa Monika u shpreh se priste ta kuptonte marrëdhënien me Donaldin pasi kërkuan falje dhe vendosën të sqarohen.

Iliri: Kur Monika është cilësuar si ushtare e servile, mendoj se kjo gjë i ka peshuar. Në një moment të dytë, ndodhi dhe epoka e shakave bashkë me këtë gjë ku Monika gjeti lumturinë e saj. Kur këto dy situata janë afër njëra-tjetrës dhe Monika ndjen një si nga njëra anë, si nga ana tjetër, fillon e largohet nga Iliri.

Arbana: Mund të ketë njerëz që ju duan të dyve?

Iliri: Po sigurisht. Por unë nuk kam pretenduar të më duan të gjithë ashtu sic unë nuk do ti dua të gjithë. Por kur goditesh nga një njeri që i ke ndejtur pranë për 2 muaj, ka një lloj kontradiksioni, pastaj nëse është mirë, është mirë, por kam të drejtë ta ndjej. Pastaj nga janari e tutje e ndjejmë si shkoi gjëja.

Monika: E hedh poshtë çdo gjë që Iliri ka thënë. Ne i kemi diskutuar gjërat. Iliri bën sikur nuk mund kuptoj, për këtë jam miliard përqind e bindur dhe donte të hapte një debat me Monikën. Jam e bindur se nuk kam bërë lojë as me Ilirin, as me Donaldin apo Arjolën. Në momentin që me Donaldin e mbyllëm, pra i themi “më fal” njëri-tjetrit, absolutisht që hap një rrugë të re. Me Ilirin e kam konsideruar normale duke qenë se jemi njohur dhe duke pasur përvojë, kam menduar se e ka lexuar se çfarë lirie do të ketë Monika, por kjo nuk do të thotë që nuk jam me Beniadën dhe Arjolën. Thjesht dua të gëzoj në të gjitha gjërat.

FOTO GALERI
6/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA