Studentët ekselentë të cilët braktisin vendin kryeministri Edi Rama i paralajmëroi se nuk do kenë më para nga shteti.

Fondine e parashikuar për ta do u kalojë të rinjve besnikë që qëndrojnë në Shqipëri.

EDI RAMA— Po përgatisim spostimin e një fondi të ekselencën nga pagesa e atyre që ikin jashtë dhe nuk kthehen më, do kthehen te burimet e brendshme dhe po strukturime një politike të re që do të mbështesë studentët me xixa dhe pedagogët, për studimet, për masterat me kushtin që të qëndrojnë në Shqipëri, një periudhë kohe dhe të kthejnë detyrimin.
Spostimin e fondeve për ekselentët Kryeministri Edi Rama e bëri në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i cili falë bashkëpunimit me qeverinë gjermane i dha jetë një programi të ri doktoraturash në fushën e mjedisit, bioteknologjise, agrobiznesit dhe mjekësisë veterinare.

EDI RAMA— “Jam i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë statusi akademik, një bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime, edhe pse Evisi thotë po të konvertohet me të sotmen, konvertohet në master. Të gjithë sot janë në master. Ne duhet të kemi një sistem të ndërkombëtarizuar me universitetet Europiane.

Pavarësisht nevojës që ka tregu bujqësor shqiptar, interesi i të rinjve për tu arsimuar në këtë fushë është gjithmonë e më i pakët. Programi i ri që starton në mars synon t’i japë një stimul studentëve të Bujqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA