Pas incidentit të mbrëmjes së kaluar, kur Einxheli theu krahun duke bërë një lojë, Donaldi vrapoi që ta ndihmonte.

Gjatë gjithë kohës u interesua për shëndetin e saj, ndërsa edhe Arjola me Ilirin e Monikën i dhanë ndihmë, por kur dolën në oborr nuk po mbanin dot të qeshurat.

“O Zot hajr, o Zot më fal”, tha Arjola.

Ndërsa Iliri u shpreh: “Sportet që bëj unë, nuk duhet ti bëni”.

Në sfond dukej Donaldi duke vrapuar për të ndihmuar, ndërsa kur doli në oborr pyeti Ilirin, Monikën, Arjolën e Egzonën: “Çfarë keni që qeshni? Mos është shaka?”

Iliri iu përgjigj: “Jo, jo. Ndodhi një dinamikë e çuditshme. Mori rrotën e hipi sipër. Ajo ka një teknikë të veçantë.”

Ndërkohë Einxheli ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP pasi ka nevojë për trajtim të specializuar mjekësor.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA