SHBA/ Burrit që iu refuzua transplanti se ishte i pavaksinuar, i vendoset pompa mekanike e zemrës (fotot)

27/01/2022 20:32

Një 31-vjeçar baba i dy fëmjëve që iu refuzua transplanti i zemrës në një spital të New York sepse refuzoi vaksinën COVID-19, ka kryer një procedurë emergjence për vendosjen e një pompe mekanike në vend të saj.

Familja e DJ Ferguson thotë se ai ishte i pari në radhë në listën e transplanteve por e drejta iu mohua prej statusit të vaksinimit.
Dje babai i dy fëmijëve mori një pompë mekanike zemre të quajtur “asistues ventrikular” e cila mund ta mbajë gjallë për rreth pesë vjet, shkuan rrjeti ABC News.

“Për të ardhmen e afërt, ai nuk do të jetë në gjendje të bëjë dush, apo të notojë, nuk do të ketë një jetë”, tha babai tij David Ferguson.
Megjithë marrjen e mjetit me anë të operacionit , Ferguson përsëri ka nevojë për transplantin prej përkeqësimit të gjendjes së tij, thonë prindërit.

“Atij iu tha se ishte i kualifikuar për transplantin e zemrës, por duhet të bënte vaksinën që të vijojnte me procedurën,” tha David Ferguson sipas Fox News .

“Gjendja e tij u përkeqësua aq shumë sa që duhet të kryenin operacion me zemër të hapur për të vendosur pompën mekanike LVAD [asistues i ventrikulës së djathtë]. Tani djali im ka një pompë, ata kryen shtatë orë operacion.”
E fejuara e DJ, Heather, me të cilën ai pret fëmijën e tretë, vlerësonte kujdesin e dhënë nga mjekët por dekurajohej për gjendjen e krijuar.
“Është e tmerrshme. Infermierët ishin të mrekullueshëm, por të kesh këtë problem gjithnjë mbi kokë pas gjithë atyre që kemi kaluar, është shumë dekurajuese”, tha ajo.

David Ferguson tha se djali i tij nuk beson te vaksina COVID-19.

“Është kundër parimeve të tij. Ata po e imponojnë këtë politikë prandaj ai nuk injektohet, prandaj ata e hoqën nga lista e transplanteve,” tha ai.
“Ai nuk është anti-vaksina. I ka bërë të gjitha vaksinat më parë, por është një pacient i informuar dhe shqetësohet për gjendjen e tij aktuale kardiake,” tha e ëma e pacientit Tracey Ferguson.

FOTO GALERI
3/4
E fejuara e DJ, Heather, me të cilën ai pret fëmijën e tretë, vlerësonte kujdesin e dhënë nga mjekët por dekurajohej për gjendjen e krijuar.

Top Channel