Gjykata Penale e Tiranës sipas burimeve të Top Channel dënoi presidentin e Urdhrit të Stomatologëve, Nikoll Deda, për moszbatim të vendimit të gjyqësorit.

Deda u padit në Gjykatë nga presidenti i Urdhrit të Stomatologëve të Tiranës, Almiro Gurakuqi, të cilin e shkarkoi nga ky pozicion në një mbledhje të paligjshme.

Almiro Gurakuqi e paditi në gjykatë vendimin që në 2016-ën dhe i fitoi gjyqet në të dyja shkallët, të cilët e shpallën të pavlefshëm shkarkimin e tij. Por Presidenti i Urdhrit Kombëtar të Stomatologut nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës për të rikthyer në detyrë Presidentin e Urdhrit të Stomatologut të Tiranës Almiro Gurakuqi.

Kjo ka sjellë një padi penale në prokurori, që ka çuar në dënimin e tij për moszbatimin e vendit të gjykatës. Duke qenë se nuk është vlerësuar si i rrezikshëm për shoqërinë, ai është dënuar me 300 mijë lekë gjobë.

Top Channel