Në gati dy dekada që prej nisjes të shfrytëzimit të nëntokës shqiptare me ar të zi, nga kompania Bankers Petrolium Albania Ltd, ajo nuk i ka paguar asnjë qindarkë tatim fitim shtetit shqiptar.

Për rrjedhojë prej pasurisë më të madhe nëntokësore të shqiptarëve, nuk kanë përfituar as vetë ata.

Kjo kompani sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Energjetikës ka paguar detyrime kundrejt shoqërisë Albpetrol deri më datë 30-09-2021, sasinë prej 407,798 mijë ton naftë bruto.

Por Bankers ka dhe detyrime të prapambetura ndaj Albpetrol, i cili është në sasinë prej 33, 000 Ton naftë.
Bëhet fjalë për shfytëzimin dhe kryerjen e operacioneve të naftës në pellgun e rajonit të Patoz Marinzës.

“Për fat të keq në rastin e Shqipërisë, pothuajse në asnjë sektor të burimeve natyrore që janë dhënë me koncesion, kontrata koncesionare, nuk ka ndodhur ky miksim i faktorëve. Pra teknologjisë, menaxhimit, kontributeve, buxhet, etj.Kjo është aq e vërtetë sa edhe vende që janë të pushtuara, po të shohësh përfitimin e ekonomisë kombëtare për njësi, për ton është shumë më i madh se një vend Sovran” u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.

“Shifra që ju përmendni për mua është e re dhe më lë paksa të habitur sepse ajo që mendoja unë se do të përfitonte Albpetrol në gjithë këto vite do të ishte shumë më e lartë” u shpreh eksperti ekonomisë, Ilir Ciko.

Po çfarë është ky pellg? Çfarë rëndësie ka dhe si është shfrytëzuar ndër vite? Çfarë historiku kanë kompanitë që kanë lidhur marrëveshje me shtetin shqiptar që prej vitit 1992 pas ndërrimit të sistemeve, për shfrytëzimin e naftës nën tokë në këtë pellg? Sa i përgjegjshëm, transparent dhe i zoti ka qenë shteti shqiptar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në marrëveshje?

Top Channel