Pandemia ka hapur nëpër familjet tona një debat tjetër, atë për vaksinimin.

Ka nga ata që janë pro dhe të tjerë kundër bërjes së vaksinës.

Debatin për këtë çështje brenda shtëpive tona, e konfirmojnë ekspertë të këshillimit në çift.

E hasim në punën tonë të përditshme këtë debat, që është futur në familjet tona.  Ajo që vërejmë është, se femrat janë pro vaksinimit. Mundohen të bindin bashkëshortët, që janë nga natyra neglizhentë, por edhe pak ‘frikacakë’, nuk duan të provojnë, të rrezikojnë. Çiftet nuk është se vijnë specifikisht për këtë mosmarrëveshje, por në seancë e sipër, kur flasim për Covidin, një temë që nuk e shmangim dot, rezulton se ata kanë debat. Femrat zakonisht bëjnë punë bindëse, kërkojnë t’u mbushin mendjen. Kohët e fundit ka një ndërgjegjësim si nga femrat dhe nga meshkujt, për vaksinimin, si e vetmja rrugë, për të shmangur hospitalizimin dhe mbi të gjitha fatalitetin”, shpjegon Valbona Treska.

Top Channel