Iliri ka krijuar një raport shumë të mirë me Arbrin, banorin që prej disa ditësh i është bashkuar shtëpisë.

Gjatë një mbasditeje balerini zgjodhi të drejtojë disa pyetje që lidhen me strategjinë e lojës.

‘’Kush mendon ti se janë miqtë e mi këtu brenda? Nëse është në nominim Beniada dhe Arjola, kush mendon se del nga shtëpia?’’,- ishin disa nga çështjet që ai parashtroi.

Gjatë spektaklit të sotëm banorët kanë diskuatuar nëse kjo bisedë ishte tendencioze nga ana e Ilirit apo jo.

‘’Mendoj që është një pyetje shumë normale dhe nuk ka tendencë, Arbri ka goxha ditë këtu dhe ka patur kohë që të krijojë një mendim për lojën’’,- tha Einxhel.

Ndërkohë nga ana tjetër nuk ishin të paktë edhe banorët të cilët aluduan se kjo ishte një mënyrë e Ilirit për të përceptuar gjykimin dhe preferencat e publikut.

 

FOTO GALERI
1/15

Top Channel