Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Dukës, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Paraprakisht deklarohet se një lënda plasëse është vendosur pranë derës së jashtme të rrethimit të vilës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se në momentin e ngjarjes brenda në shtëpi ka qenë vetëm bashkëshortja e Armand Dukës.

Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa pritet eshe grupi hetimor. Shpërthimi është dëgjuar në një pjesë të mirë të qytetit bregdetar.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA