Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e gjashtë, në kudër të nismës së Këshillimit Kombëtar, për të cilën kërkon mendimin e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për një nga çështjet më të debatuara në vend, legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Rama thotë se për të marrë një vendim duhet edhe mendimi i qytetarëve.

POSTIMI I PLOTE

KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 6
Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon👉https://keshillimikombetar.al/

Top Channel