Përveç zonave në veri të vendit, edhe qarku i Elbasanit është përfshirë nga temperaturat nën zero.

Deri më tani raportohet se akset rrugore nacionale janë të hapura, por firmat kontraktuese në vendet problematike ku ka pasur ngrica kanë hedhur kripë.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike janë 6 kabina me defekt në fshatin Grabovë, Nj.A Lenie, bashkia Gramsh.

Ndërsa në Nj.Administrative Labinot Mal rruga është e kalueshme , por vetëm me zinxhirë.

Top Channel