Viti i ri ka nisur me më pak lekë në xhepat e shqiptarëve.

“I harxhuam për festat. Tani janari po na duket shumë i gjatë”, thotë qytetarja.

Muaji janar për sipërmarrësit është i vakët. Dyqanet janë bosh e i ftohti ndihet më shumë pa punë.  Tregtarët janë në pritje të klientëve, të cilët po blejnë më pak.

“Bumi i shitjeve ishte në fund të dhjetorit që mbushën qeset plot. Tani situata duket shumë e trishtë. Nuk kanë lekë. Edhe pse janë produkte konsumi ditor e duhen të gjitha, nuk kanë mundësi t’i blejnë”, thanë biznesmenët.

Ardhjen e muajit shkurt mezi po e presin të dyja palët. Kursimet, siç thonë, ju kanë mbaruar dhe shpëtimin e shohin te rroga e radhës.

Top Channel