Investimet në infrastrukturë/ Balla: Patosi ka ndryshime të dukshme, puna do të vazhdojë në çdo cep të qytetit
22/01/2022 11:37
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balili dhe deputetja Antoneta Dhima panë nga afër punimet që po kryhen për rivitalizimit urban të hapsirave mes pallateve në një nga lagjet e qytetit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se qyteti i Patosit ka pësuar ndryshime të dukshme dhe puna do të vazhdojë në çdo cep të tij.
Sipas Ballës, projektet e reja në Patos synojnë zgjerimin e qendrës së qytetit dhe rikonstruksionin e Qendrës Kukturore. Gjithashtu në qendër të vëmendjes është trajtimi me banesa sociale i familjeve në vështirësi ekonomike.
Top Channel