Një britanik i njohur si “ekspert i jetës jashtëtokësore” ka thënë së fundmi se kërcënimet e vazhdueshme të liderit rus Vladimir Putin për “nisjen e Luftës së Tretë Botërore” po pengojnë përpjekjet e kontaktit të parë të alienëve me njerëzit.
Nick Pope – i cili ka hetuar disqet fluturuese për ministrinë britanike të mbrojtjes thotë se alienët, e njohur ndryshe si ET (ekstraterrestial) e shikojnë atë që po ndodh në tokë, dhe e konsiderojnë agresivitetin e Rusisë ndaj Ukrainës fqinje, si një “sjellje primitive”, shkruan e përditshmja satirike ‘DailyStar’.
Eksperti i alienëve thotë se civilizime të sofistikuara që mund të jenë vite-dritë më përpara se njeriu, mund t’i konsoiderojnë tensionet si një arsye për të mos na vizituar apo për të mos kontaktuar me ne.
Nick tha: “Jashtëtokësorë të super-zhvilluar e konsiderojnë luftën si një diçka që kryhet vetëm nga civilizime primitive, kështu që situata në Ukrainë mund të bëjë që për momentin të mos marrim asnjë ftesë për t’u bashkuar në Federatën Galaktike.”
Rusia mohon se ka në plan të sulmojnë Ukrainën por ka afruar rreth 100,000 trupa e pajisje pranë kufirit, sipas raportimeve.
Ministria e jashtme britanike Liz Truss ka akuzuar Putin se kërkon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik duke pushtuar vendin.
Por Nick thotë se megjithse ushtria ruse është më e madhe se ajo britanike, alienët mud ta kuptojnë se përse Londra i bashkohet përpjekjes kundër intimidimit rus.
Nick thotë: “Alienët mund të habiten nga dituria e britanikëve që krekosen para Rusisë, por ndoshta e kuptojnë dhe faktin se kur je në një koalicion është më e thjeshtë”.
Ministrja Truss paralajmëronte: “Ne jemi shumë të qartë, se bashku me aleatët tanë në G7, dhe aleatët në Nato, nëse ka inkursion nga Rusia në Ukrainë, kjo do të vijë me një kosto të madhe. Jemi gati të vendosim sanksione të ashpra”.
Top Channel