Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë ndërsa reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente në segmentin rrugor Fan- Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë.

Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe nuk ka probleme në qarkullimin rrugor.

Duke u nisur nga situata e orëve të fundit dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjitha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.

Ndërkohë, u bëhet apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”: Të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.

Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast  zinxhirë në makinë.

Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të telefononi në nr jeshil 08000400.

Top Channel