Çmimet e prodhimit në Gjermani u rritën me më një ritëm të shpejtë që prej vitit 1949, të nxitura nga çmimet e larta të energjisë, raportoi sot Destatis.
Çmimet e prodhimit u rritën 24.2 për qind nga viti në vit në dhjetor, pas rritjes me 19.2 për qind në nëntor. Kjo ishte rritja më e madhe nga viti në vit që nga fillimi i sondazhit në 1949, që gjithashtu i tejkaloi parashikimet e ekonomistëve prej 19.4 për qind.
Në bazë mujore, inflacioni i çmimeve të prodhimit u rrit në 5.0 për qind nga 0.8 për qind në nëntor. Ekonomistët kishin parashikuar që çmimet të rriteshin sërish me 0.8 për qind. Të dhënat treguan se çmimet e energjisë u rritën me 69.0 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, çmimet e mallrave të ndërmjetme u rritën me 19.3 për qind.
Duke përjashtuar energjinë, çmimet e prodhimit u rritën me 10.4 për qind në dhjetor, sipas të dhënave. Në vitin 2021, çmimet e prodhimit u rritën 10.5 për qind krahasuar me një rënie prej 1.0 për qind në vitin 2020.
Top Channel