Në një konferencë shtypi me homologen e tij gjermane në Moskë, ministri jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk pranon kërkesa për operacione ushtarake në territorin e rus.
Muajin që kaloi Moska bëri disa kërkesa ndaj NATO-s dhe SHBA, për reduktimin e influencës së tyre në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Kërkesat janë në qendër të negociatave mes Rusisë dhe përfaqësuesve të SHBA, NATO, dhe OSCE pas shqetësimeve për një plan të mundshëm pushtimi te Ukrainës nga Rusia.
Moska refuzoi të ulet në bisedime të reja për Ukrainën në rast se Perëndimi nuk i përgjigjet kërkesave. Sipas raportimeve mijëra trupa ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën ndërsa Perëndimi akuzon Moskën se po përgatit një sulm.
Rusia refuzon pretendimet por insiston në kërkesat e saj, veçanërisht në ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Minsitri i jashtëm rus Lavrov tha se nuk do të ketë negociata të tjera nëse Perëndimi nuk jep përgjigje konkrete. “Ne tani presim përgjigje për propozimet, siç na ishte premtuar, në mënyrë që të vijojmë me negocjatat”, tha ai në konferencën me ministren gjermane Annalena Berbock.
“Le të shpresojmë se bisedimet do të vijojnë,” shtoi Lavrov.
Top Channel