Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndodhej këtë të mërkurë në Sarandë, në buzërrugët kombëtare në Fiqnit dhe në Çukë, ku vargkodrat e mbetjeve të krijuara prej vitesh janë rrafshuar për t’ua lënë vendin pemëve që po mbillen!
Kumbaro i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e krimeve mjedisore që do të hasin në aplikacionin Komisariati Dixhital, sepse kjo është mënyra e vetme sipas saj për të fituar këtë betejë!
Udhëzimi ishte i qartë edhe për policinë, IKMT, pushtetin vendor edhe atë qendror për mbrojtjen e territorit!
“Mënyra më e mirë për të parandaluar në ato pjesë të rrugës ku ka sheshe që kthehen në vendpozitime të paligjshme mbjellja me gjelbërim është mënyra më e mirë për ti frenuar. Kjo kërkon një koordinim të fuqishëm midis policisë, IKMT, pushtetit vendor dhe atij qendror. Nëse nuk jemi bashkë në luftën për mbrojtjen e territorit, ne nuk do tja dalim. Është beteja më e madhe që kemi për këtë vit. Nuk mund të jetë betejë e fituar nëse e bëjmë vetëm ne dhe nuk përfshijmë komunitetin, por edhe organet ndëshkuese, mendoj që jemi të vonuar me masat ndëshkimore.
Ky vit do jet vit beteje për mbrojtjen e mjedisit, do marrim përsipër kusuret e 30 viteve, por ndëshkimi do jetë kryefjalë për këtë vit. Duhet denoncuar çdo akt ku kemi ndotje të mjedisit. Nëse nuk do të bëjmë shembuj ndëshkimi s’do t’ja dalim dot. Jemi po aq fajtor nëse nuk denoncojmë sa ata që kryejnë krimin mjedisor. Kjo do të jetë një betejë shumë e gjatë por përfundimtare, nëse nuk fitojmë dot këtë betejë nuk fitojmë dot as luftën e madhe të promovimit të turizmit”, u shpreh Kumbaro.
Top Channel