Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren
26/09/2026 14:42
Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes “Punëtori” në Gjirokastër.
Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, një automjet tip “Toyota”, i cili po lëvizte në aksin Zona Muzeale-Ura e Lumit, ka përplasur këmbësoren Violeta Selfo, 78 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.
E moshuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel