Kotelja gjigante 12 kg ngatërrohet shpesh me një qen dhe vijon ende të rritet (fotot)

19/01/2022 15:50

Një mace gjigante që peshon sa një fëmijë 2 vjeçar, është aq e madhe sa që shpesh e ngatërrojnë me një qen, thotë pronarja e saj.

Macja e quajtur ‘Kefir’, sipas dhallës karakteristike ruse të fermentuar nga qumështi, është një mace e stërmadhe e racës ‘Maine Coon’ që i përket Yulia Minina në qytezën e Stary Oskol.

Ajo thotë se bleu Kefir dy vjet më parë kur ishte kotele por gjithsesi daci i bardhë vazhdon të rritet.

Yulia thotë: “S’mund ta kisha menduar që një kotele të bëhej kaq e madhe. Ai nuk është vetëm i madh në paraqitje por është dhe shumë inteligjent dhe sillet shumë butësisht”.

“Kefir ka shikimin e një personi por është shumë i dashur dhe modest, megjithse është ende i ri”.

“Kur miqtë dhe të njohurit vijnë në shtëpi, ai merr të gjithë vëmendjen dhe i lejon të gjithë ta përkëdhelin, tamam sikur të ishte një qen”.

Dhe në fakt gruaja shton se shpesh të huajt e ngatërrojnë me një qen: “Ka dhe një tjetër zakon, natën ka qejf të rrijë mbi mua për të fjetur, kur ishte më i vogël nuk ishte shumë problem, por tani që është i madh e i rëndë, është pak e vështirë”.

“Kefir është tashmë një vjeç e dhjetë muaj dhe peshon 12 kg. Por ai konsiderohet ende kotele dhe raca e maceve Maine Coons mund të rritet deri në 3-4 vjet”.

Kjo racë vjen nga shteti amerikan i Maine dhe konsiderohet një nga më të vjetrat në vend.

Konsiderohet gjithashtu një nga macet më të mëdha të zbutura që prej asaj të Savanës në vitet 1980-të.

Maine Coon mbajnë gjithashtu rekordin si macet më të gjata në botë, nga të cilat Stewie nga Nevada arriti rekordin në 122 cm nga maja e hundës deri të maja e bishtit, para se të vdiste në 2010.

FOTO GALERI
3/5
Ajo thotë se bleu Kefir dy vjet më parë kur ishte kotele por gjithsesi daci i bardhë vazhdon të rritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA