Basha, fushatë në PD/ Kushtet për bashkëpunim: Mendim ndryshe po, por jo dhunë

19/01/2022 19:34

Lulzim Basha ka nisur fushatën në bazë por ajo nuk është zgjedhore. Sfida e tij është të bëjë për vete demokratët që e braktisën për Sali Berishën. Kushtet e kompromisit për bashkim  janë më shumë se një. 

“Mendim ndryshe po, kundërshti po, të gjitha dhe me zë të lartë, garë po, por jo dhunë, jo mashtrime dhe gënjeshtra jo  veset që përballemi me qeverinë më të korruptuar të Europës. Detyra jonë e parë është të marrim me vete, t’ju shtrijmë dorën sepse na bashkojnë qëllimet”, tha Basha.

Veten e konsideron si peng të demokratëve  dhe jo të Kryeministrit siç pretendon  Sali Berisha.

Çdo hap që Shqipëria ka hedhur para  ka ndodhur kur kemi qeverisur  ne por ama  s’mund të fusim poshtë divanit të metat gabimet apo korrupsionin. Këtu jam dhe do të jem si pengu i demokratëve dhe si pengu i shqiptarëve, por si njeri i lirë përballë regjimit dhe përballë atyre që janë bërë njësh me rrëgjimin duke denigruar, përçarë dhe fryrë frymës së përçarjes. Ata do të dështojnë”, tha Basha.

Turet e takimit të Lulzim Bashës po shoqërohen me antimitingje. Përjashtim nuk bëri as njësia 7 ku e prisnin demokratë të revoltuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA