Maqedoni Veriore, shkollat hapen më 1 shkurt
18/01/2022 09:00
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, ka konfirmuar sonte shtyrjen e fillimit të gjysmë vjetorit për shkak të gjendjes me koronavirus.
Ai në Facebook shkruan se vendimi i qeverisë për shtyrje të mësimit është në interes të mbrojtjes shëndetësore.
“Shtyhet për 1 shkurt nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm. Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit. Vendimi për vazhdimin e semestrit të dytë më 1 shkurt nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor, ku do të përfundojë më 10 qershor”, shkruan Kovaçevski.
Top Channel