Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Gjykatës Kushtetuese njofton se seanca do të shtyhet për shkak se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërkaq, mësohet se seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet më 1 shkurt në orën 10:00.

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shtatë gjyqtarë Kushtetutes pritej të merrnin në dorë ditën e nesërme fatin e presidentit. Një vendimmarrje e kësaj gjykate pro vendimit të Kuvendit, që mund të shënonte edhe precedentin e parë të shkarkimit të një Presidenti.

I shkarkuar apo jo nga Gjykata, Ilir Meta mund të rikthehet shumë shpejt në arenën politike, pasi më 24 Korrik 2022 mandati i tij si President përfundon natyralisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA