Komuna e Prishtinës, ndikuar nga përhapja e shpejtë e variantit “Omicron”, po furnizon shkollat me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për Covid 19.

Shpërndarja e testeve ka filluar të bëhet nëpër institucione dhe gjatë pranimit të produktit ekipi i kontraktuar do të japë informacionin e nevojshëm dhe do të ofrojë trajnim rreth përdorimit të testeve antigjen, thuhet në njoftim.

Deri më tani testet antigjen janë shpërndarë nëpër tetë institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta, kryesisht me numër të madh të nxënësve në zonat urbane, raporton KosovaPress. Në ditët në vijim mbetet të përfshihen edhe zonat periferike të kryeqytetit.

Është planifikuar që testet të shërbejnë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë.

Do të testohen vetëm nxënësit që kanë simptomat:

-Temperaturë mbi normale

-Kollitje apo ethe

-Kontakt me persona të infektuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA