Shkencëtarët shpjegojnë rëndësinë e sinjaleve të reja të ardhura nga kozmosi (fotot)

14/01/2022 17:11

Astronomët kanë identifikuar sinjale të emetuara nga ajo që ata besojnë se është hëna e parë e zbuluar jashtë sistemit tonë diellor.

Zbulimet janë tunduese por trupi qiellor është shumë larg për t’u observuar drejtpërdrejt.

Detajet e zbulimit u publikuan në revistën shkencore ‘Nature Astronomy’. Hëna duket se orbiton një yll rreth 5,500 vite drite larg tokës dhe i është dhënë emri Kepler-1708 b-i.

Nëse të dhënat e përftura nga teleskopi Kepler tashmë jashtë shërbimi, hëna e sapozbuluar mund të jetë 2.6 herë më e madhe se toka dhe e përbërë nga gazi.

Shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e rreth 5,000 planeteve jashtë sistemit tonë diellor, që njihen ndryshe si eksoplanetë. Por deri tani vetëm dy ekso-hëna, duke përfshirë dhe  Kepler-1708 b-i, janë identifikuar. E para u zbulua në 2017; por ka ende dyshime për ekzistencën e saj.

Duke parë distancën e madhe mes sistemit tonë diellor dhe këtyre hënave, nuk është e mundur që ato të shihen në mënyrë direkte.

Astronomët mbështeten shpesh në prova rrethanore siç janë variacionet e rregullta në dritën e emetuar nga eksoplanetet, që njihen ndryshe si harqe tranzite të dritës.

Kërkuesit thonë se ekso-hënat janë ndryshe nga hënat që observohen në sistemin diellor, si nga procesi i formimit të tyre dhe nga motivet e orbitës.

FOTO GALERI
2/3
Por deri tani vetëm dy ekso-hëna, duke përfshirë dhe Kepler-1708 b-i, janë identifikuar.

Top Channel