Bashkitë pa kryetar, Meta letër Celibashit: Na dërgo informacion të detajuar, ta zgjidhim sa më parë situatën

14/01/2022 14:31

Presidenti Ilir Meta tha se ka kërkuar informacion nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve lidhur me bashkitë pa kryetarë, në mënyrë që të bëhet plotësimi i tyre përmes zgjedhjeve. Duke e cilësuar të patolerueshme situatën në disa bashki pa kryetarë formalë dhe faktin që ‘palët që duhet të zgjidhnin këtë situatë nuk po bëjnë asnjë lëvizje’, kreu i shtetit tha se ka nisur procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Deklarata e Metës, i parapriu një letre të dërguar për kreun e këtij institucioni, z.Ilirian Celibashi, ku sipas të cilës institucioni i Presidentit të Republikës kërkon që kjo situatë nuk mund të rrijë pa zgjidhje, pavarësisht se shumë prej aktorëve mund tu interesojë kjo gjendje statu quo-je.

Edhe pas daljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili për shkak të deklarimit të mungesës së juridiksionit kushtetues, në thelb nuk krijon ndonjë detyrim për veprim për asnjë institucion, sërish situata e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv në pushtetin vendor është absurde, e ku disa bashki të vendit qeverisen pa kryetar, duke krijuar kështu shteg për mungesë përgjegjësie, abuzim me pushtetin publik, dhe në mos ofrimin cilësor të shërbimeve ndaj qytetarëve banorë të atyre njësive të qeverisjes vendore“.

Në letër nënvizohet se duke konstatuar se këto institucione të parashikuara nga Kushtetuta (Bashkitë pa Kryetar), nuk po funskionojnë siç duhet, dhe ndërkohë palët dhe aktorët që kanë detyrimin për ta zgjidhur këtë situatë, ende nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret, dhe nuk duket se kanë ndonjë vullnet për t’i dhënë zgjidhje asaj, në zbatim të nenit 92/h të Kushtetutës, ju drejtohet me këtë shkresë për të marrë një informacion zyrtar nga ana juaj mbi këtë pyetje:

Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore (Bashki), në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme? Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?

Sipas Presidentit të Republikës, në letrën e dërguar për kreun e KQZ-së, kjo gjendje u krijua për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të rrëzojë kërkesën e paraqitur, pasi sipas saj kërkimi i shoqatës së Bashkive të Shqipërisë nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, duke e shpallur kështu veten jo kompetente për shqyrtimin e këtyre rasteve.

Për Presidentin një vendim i tillë, pra, duke deklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, faktikisht e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare, duke mos i hyrë aspak shqyrtimit të themelit të pretendimeve mbi antikushtetushmërinë e procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor.

Edhe pas daljes së këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili për shkak të deklarimit të mungesës së juridiksionit kushtetues, në thelb nuk krijon ndonjë detyrim për veprim për asnjë institucion, sërish situata e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv në pushtetin vendor është absurde, e ku disa bashki të vendit qeverisen pa kryetar, duke krijuar kështu shteg për mungesë përgjegjësie, abuzim me pushtetin publik, dhe në mos ofrimin cilësor të shërbimeve ndaj qytetarëve banorë të atyre njësive të qeverisjes vendore”, citohet nga letra.

Presidenti kërkon nga institucioni i KQZ-së që informacioni të jetë i saktë, i plotë dhe me të dhënat e nevojshme.

Bashkitë pa kryetar:

Shkodër, pasi Valdrin Pjetrin e kapi dekriminalizimi

Vorë, pasi Agim Kajmakun e dogji dekriminalizimi

Durrës, sepse Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit

Rrogozhinë, sepse Haxhi Memolla ndërroi jetë

Dibër, sepse Dionis Ymeri dha dorëheqjen të kandidonte për deputet

Lushnjë, sepse Fatos Tushe u shkarkua nga Rama pas arrestimit për korrupsion

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA