“Luli mbylli sqepin dhe u bë njësh me policinë”/ Bushati: Basha dhe Rama janë bashkë për pazaret e tyre!

13/01/2022 21:32

Analisti Andi Bushati tha në ‘Open’ se është bindur se kreu i Partisë Demokratike dhe kryeministri Edi Rama po bashkëpunojnë me njëri tjetrin!

Bushati thotë se ky bashkëpunim vjen pasi kanë pazare me njëri-tjetrin, njëri kërkon ‘të mbrojë’ kokën, ndërsa tjetri kërkon një Parti Demokratike të përçarë.

Analisti thotë se Basha duhet të kërkojë një falje çdo mbështetësi të tij që ka protestuar dhe është dhunuar, ndërsa sipas Bushatit kryedemokrati është bërë njësh me policinë për të shpëtuar karrigen e tij!

Bushati: Edhe kjo më ka bindur që janë bashkë, jo se kanë pazar me njëri tjetrin, njëri ka nevojë të mbrojë kokën, në këtë rast Basha, ndërsa Rama nuk do Lulzim Bashën por do të mbajë PD të përçarë dhe të bymejë krahun më të sfilitur dhe do mbajë një seli të përçarë. Dihej që do hynte policia! Nëse Basha thotë se s’kisha rrugë tjetër veçse të thërrisja policinë duhet të dalë publikisht dhe ti thotë shqiptarëve që policia ka vepruar shumë mirë te teatri, palloi në drru të gjithë ata që kundërshtoi. Të kërkojë falje për çdo njeri që ka protestuar dhe ka ngrënë drru e gaz lotsjellës. Unë jam me atë Bashën e parë që kemi polici qorre që na fsheh provat në Elbasan, që nuk ka asnjë ligj, një bandë politike. Nëse Basha jo vetëm thërriti bandën politike për të shpëtuar karrigen e vet por ka kaluar pesë ditë dhe për herë të parë mezi dëgjova sot nga Bejko një gjysmë fjalie ndoshta përdorëm më shumë gaz se ç’duhet. Në vend të strukej në vrimën e miut thirri policinë! Basha mbylli sqepin dhe u bë njësh me policinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA