
Presidenti i Republikës Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.
Kreu i Shtetit përcolli mesazhin e tij nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale, ku iu uroi shqiptarëve më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre.
“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”-shkruan Begaj.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që përmes një fotoje, të urojë besimtarët.
Ndërkohë, një urim e ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Besimtarëve myslimanë nga zemra i uroj Gëzuar Kurban Bajramin. Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara nga Zoti në këtë natë të madhe, për të mirën tuaj, të familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë”.
Top Channel