Real Madrid-Barcelona/ Sot, ‘El Clasico’ e superkupës së Spanjës

12/01/2022 15:42

Reali i Madridit dhe Barcelona do të përballen sot në El Clasico, ku në lojë është një vend për në finalen e këtij kompeticioni.

Kjo do të jetë hera e dytë në këtë sezon që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën. Reali i Madridit dhe Barcelona vijnë në këtë përballje me ecuri të ndryshme në kampionat. Ndërkohë që skuadra e Xavit e ka të vështirë të gjejë vazhdimësi në lojë e rezultate, Reali i Madridit është një skuadër më e konsoliduar dhe pavarësisht ndonjë hapi fals, po bën një sezon shumë të mirë

Si Reali i Madridit ashtu edhe Barcelona do të kenë mungesa, megjithatë të dyja skuadrat kanë mundur të rikuperojnë futbollistë të rëndësishëm në orët e fundit. Kështu, te Barcelona nuk do të jenë Sergi Roberto, Eric Garcia dhe Braithëaite të dëmtuar, por skuadrës i janë bashkuar, Pedri, Ansu Fati, Frenkie De Jong dhe Araujo. Ndërsa te Reali i Madridit, rikthehen Jovic pasi kaloi Covid 19 dhe Dani Carvajal, por do të mungojnë Mariano dhe Bale.

Te Reali i Madridit, Ancelotti do të hedhë formacionin më të mirë në fushë, ndonëse ka një dyshim në mbrojtje, pikërisht në krahun e djathtë ku zakonisht luan Lucas, por që mund t’ia lërë vendin Carvajal.

Përsa i përket Barcelonës, Ferran Torres pritet të bëjë debutimin e tij me fanelën Blaugrana për të luajtur në repartin e sulmit me futbollistin valencian që e beri federimin vetëm në çastet e fundit pas  rinovimit të kontratës së Umtiti me skuadrën katalanase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA