Max Allegri është një nga trajnerët më të mirë italiane. Tekniku nga Livorno ishte shumë afër marrjes së drejtimit të Real Madrid në majin e vitit të kaluar, por gjithçka u prish në momentet e fundit.
Prapaskena interesante zbulohet në Sky Sport nga Giovanni Branchini, menaxheri i trajnerit 54-vjeçar. “Allegri ishte një hap larg emërimit trajner i Real Madrid në majin e kaluar.
Ishte kryer gjithçka, marrëveshja ishte arritur, mungonte vetëm firma e tij në kontratë. Ai thjesht duhet të nënshkruante kontratën, por më pas vendosi të rikthehej te Juventusi”.
Allegri zgjodhi të fillonte aventurën e dytë si trajner i “Zonjës”, me objektivin për të rikthyer ekipin e famshëm italian te trofetë, ndërsa Florentino Perez zgjodhi t’i besonte stolin e Realit një tjetër italiani: Carlo Ancelottit.
Top Channel