Gjysmëfinalja e Superkupës, Ancelotti flet para Barcelonës: Të sjellim në shtëpi trofeun e parë

12/01/2022 00:32

Mbrëmjen e së mërkurës në orën 20:00, Real Madrid dhe Barcelona do të përplasen në Riyad të Arabisë Saudite, teksa ndeshja është e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Para kësaj sfide, në konferencë për shtyp ka folur trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti. Tekniku italian ka theksuar dëshirën për të sjellë në shtëpi trofeun e parë.

“Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer përballë një rivali të cilin e dimë se është i fortë. Në këtë sezon, Barcelona ka pasur më shumë probleme se ne, por bëhet fjalë për një ndeshje teke kundër një rivali që ka të njëjtin objektiv si skuadra jonë.

Ne në këtë ndeshje vijmë në një formë të mirë dhe me shumë entuziazëm për të sjellë në shtëpi trofeun e parë sezonal”, u shpreh Ancelotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA