Bebja e gjetur nga adoleshentët në ngricën e Siberisë arrin të mbijetojë e shëndetshme (fotot)

12/01/2022 16:34

Një bebe e braktisur në temperatura deri në -20C në Siberi është duke mbijetuar, njoftuan sot autoritetet ruse.

E porsalindura ishte gjetur nga pesë adoleshentë në një kuti kartoni në një rrugë të largët pranë fshatit Sosnovka në Novosibirsk të premten, njoftonin mediat lokale.

Vajza ishte dërguar me nxitim në spital nga një prej prindërve të adoleshentëve ku ishte shpallur e shëndetshme.

Policia është duke kërkuar për nënën e saj dhe ka hapur hetimet për tentativë vrasjeje të një minoreni.

Prindërit e adoleshentit madje shprehën dëshirën për të adoptuar beben por duhet të presin ende deri në gjetjen e mundshme të prindërve.

Duke folur për të përditshmen ruse NGS, babai i një prej adoleshentëve Dmitry Litvinov, tha se pesë shokët shkuan për një shëtitje në ditën e Krishtlindjes ortodokse.

“Ishte bërë errësirë dhe ata po ndriçonin me celularët e tyre për të parë atë që kishte në kuti,” tha zoti Litvinov.

Brenda ishte një bebe vajzë me një batanije të rreckosur dhe një shishe për të pirë.

Ai dhe gruaja e tij ana Anna ishin thirrur në vend nga djali i tyre Renat. Beben e morën më pas me makinë dhe e dërguan në spital.

Ata thanë se bebeja duhet të ishte vetëm disa ditëshe kur e gjetën dhe mendonin se nuk do të mbijetonte nga i ftohti.

Pas ardhjes në spital një doktor e ekzaminoi beben dhe e ngrohu duke fërkuar butë krahët e këmbët, thuhej në deklaratën e zyrës rajonale të mjekësisë.

Vajzës raportohej t’i ishte kthyer ngjyra e lëkurës dhe u shpall e shëndetshme. Më vonë ajo u transferua në një spital fëmijësh ku të tjerë janë duke u kujdesur.

Duke folur me rrjetin NGS, zonja Litvinova tha se ajo dhe shumica e stafit të spitalit nisën të qanin kur u mësua se fëmija ishte në shëndet të mirë.

Çifti kanë tre djem dhe tani duan të adoptojnë fëmijën. Autoritetet thanë se nëse prindërit e saj nuk gjenden, prindërit e rinj duhet të përgatisin dokumentet dhe të kryejnë kurset përkatëse që nevojiten për adoptimin zyrtar.

Nëna e Renatit tha: “Im bir dhe shoke duhet ta kene gjetur ne momentin e duhur. Mjekët thonë se është dy ose tre-ditëshe. Ne jemi prindër të tre djemve, kemi dëshiruar prej kohësh një vajzë, shpresojmë të na jepet shansi për ta adoptuar”

 

FOTO GALERI
2/7
Dmitry Litvinov tha se pesë shokët shkuan për një shëtitje në ditën e Krishtlindjes ortodokse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA