Debati mes Eltonit dhe Ilirit për një audicion të ndodhur 11 vite më parë vijon të diskutohet në Big Brother VIP.

Në këtë ka ndërhyrë edhe Donaldi, i cili zgjodhi të japë mendimin e tij, ndonëse kishte heshtur për këtë cështje.

Elton: Për të treguar historinë e jetës, në histori të tjera që kam treguar, ka qenë dhe kjo me Ilirin por nuk jam për inate. E kam arsyetuar dhe në klip që dhe Iliri ka përdorur gjëra që nuk i kam menduar.

Einxhel: I ka përdorur çfarë ka ndodhur këtu brenda, ti erdhe me gjëra nga jashtë.

Elton: E thashë dhe tek klipi për Monikën…

Ilir: Bravo që merr në mbrojtje Monikën se kam përdorur fjalën hipokrizi sepse Monika e këtushme nuk është si Monika jashtë kësaj shtëpie.

Elton: Ilir Shaqiri për mua kur thotë joprofesional…

Ilir:Po profesionisti nuk i thotë profesionisti pse s’më more këtu e aty. Fakti që prezantohesh me një histori prej 11 vitesh, ama nëse thua kam ardhur të kam folur, nuk e mbaj mend fare. Nuk e vej në diskutim fare që ka qenë në audicione, por që kam folur më parë me të, është jashtë dijenisë time.

Donald: Nuk e shfrytëzova këtë situatë siç mund të përdorë Iliri qimen në lavamanin e tualetit dhe se kuptoj sa i ka djegur Ilirit kjo pjesa e të preferuarit kur mund të thoja ai djali nuk gënjen dhe Tokja me aq detaje, do thoja Tokja ka të drejtë. Nëse do ta shohësh si ndërhyj unë, e di si është të kesh nevojë për një dorë dhe besoj se kjo e ka vrarë.

Elton: Kur shoh një distancë, them ka problem me mua apo çfarë. E kam thënë në 30 koreografi, e di që nuk të vret sytë koreografia ime.

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA