Këngëtarja shqiptare, Rita Ora sërish ka treguar se është krenare për origjinën e saj shqiptare.

Artistja ka publikuar një video në llogarinë e saj në “TikTok”, ku edhe një herë shpalos kulturën shqiptare me fansat e saj të huaj.

Në videon e postuar ajo shfaqet duke kërcyer këngën që është bërë virale në “TikTok”, një miksim i hitit “Love Nëantiti” me remixin shqiptar të këngës “Habibi”.

Ajo ka shijuar këngën, duke e kërcyer nën ritmin e valles popullore shqiptare.

@ritaora I had to…my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound – Sxsryion21 ❧

Këngëtarja e famshme shkruan se për këtë, është frymëzuar nga dy motrat me origjinë shqiptare “Mian Tëins”, të cilat kanë një influencë të madhe në “TikTok”.

Rita Ora së bashku me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max, një nga artistet më të famshme në botë vijojnë ta tregojnë pa kurrfarë hezitimi origjinën e tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel