Përkujtohet 140 vjetori i Nolit/ Hapet ekspozita “Noli në optikën e historisë”

10/01/2022 19:43

Këtë muaj Fan Noli përkujtohet për 140 vjetorin e lindjes. Shtetar, atdhetar, klerik, pot, përkthyes,, publicist, apo edhe deri tek muzikolog, figura poliedrike e këtij intelektuali ndriçon ende.

Një ekspozitë me titull “Noli në optikën e historisë”, me botimet origjinale dhe në përkthim të Fan Nolit është celur këtë të hënë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Fan Noli është konsideruar para kohës në të cilën jetoi. Ai përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit etj. Një dritare e padëgjuar më herët për Shqipërinë e asaj kohe. Si dhe si historian botoi veprën “Historia e Skënderbeut”.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës.

Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore.

Më 1953, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç, Nolit iu dhurua shuma prej 20 000 dollarësh nga Federata Vatra, me të cilën bleu një shtëpi, në Florida, ku vdiq më 13 mars 1965.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA