“Pamë vdekjen me sy”/ 22 turistë ndërrojnë jetë nga stuhia e borës në Pakistan

10/01/2022 11:34

Një turiste e bllokuar në makinën e saj për orë të tëra nga reshjet e borës në Pakistan tha se “pa vdekjen me sy” ndërsa priste për ndihmë.

Samina ishte një nga mijëra qytetarë që nxituan për të parë reshjet e borës në qytetin Murree në majë të kodrës, por stuhia kishte bllokuar rrugët brenda dhe jashtë qytetit.

Rreth 1000 automjete u bllokuan dhe të paktën 22 njerëz vdiqën, duke përfshirë dy familje.

Samina i tha BBC-së se ishte larguar nga shtëpia e saj në orën 16:00 me kohën lokale për të udhëtuar në Murree, por shpejt e gjeti veten mes të bllokuarve në borë.

Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale treguan makinat e bllokuara, me borë të grumbulluar deri në çatitë e tyre.

“Unë mund të shihja vdekjen para meje. Nuk mund ta shpjegoj me fjalë se çfarë po kaloja. Ne po luteshim që Zoti të na ndihmojë dhe të mos vdesim në një stuhi bore”, tha ajo.

Samina më në fund u shpëtua në orën 10:00 të mëngjesit të nesërm, duke kaluar natën në një nga strehëzat e ngritura në qytetin turistik, i cili ndodhet 2300 metra mbi nivelin e detit.

Por në mesin e atyre që vdiqën ishin 10 fëmijë, thanë shërbimet e urgjencës, si dhe dy familje me pesë dhe tetë anëtarë.

Autoritetet thanë se tetë persona ngrinë deri në vdekje, ndërsa asfiksia pas thithjes së tymrave ndërsa përpiqeshin të qëndronin ngrohtë në automjetet e tyre është dhënë si një arsye e mundshme për të tjerët.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA