Debati me tone të ashpra në “Open”, ndërhyn Vasili: Nuk e kam bërë kurrë por do ju fik mikrofonat

10/01/2022 21:43

Teksa diskutohet për protestën e 8 janarit, një debat me tone të ashpra ka nisur mes Flamur Nokës dhe Jonila Godoles në emisionin “Open”.

Ndonëse moderatorja Eni Vasili po përpiqej të qetësonte situatën, dukej se nuk do të ndaleshin. Por Vasili zgjodhi që t’i bënte të qartë se do i mbyllte mikrofonat në rast se nuk do të ndërprisnin debatin.

Vasili: Do fik mikrofonat tuaj. Nuk e kam bërë kurrë. Është diçka shumë e shëmtuar dhe urrej ta bëj, por do ta bëj. E kuptoj që situata është e tensionuar.

Pjesë nga debati i Flamur Nokës me Jonila Godolen

Noka: A të dhemb kjo kur i shikon?

Godole: Ajo që ndodhi atë ditë është tragjike për të gjithë demokratët, për ata që janë të djathtë, për ata që e duan këtë parti ishte një ditë e trishtë, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, për ata që e panë nëpër ekrane. Unë kam ngritur një karrierë që është e pavarur nga partitë politike. Partia duhet të hapet edhe ndaj njerëzve që nuk janë pjesë e partisë.

Vasili: Jeni të dy si përfaqësues të partisë.

Godole: Unë kam karrierë të pavarur dhe jam krenare. Doja të thoja që të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm demokratët, vetë kam qenë gazetare dhe e re në moshë kur më është djegur godina dhe ajo që ndodhi atë ditë ishte për të gjithë shqiptarët një akt i pashembullt në vitin 2022.

Vasili: Kush ushtroi dhunë mbi kë?

Godole: Publiku i sheh pamjet. Shqiptarët i kanë pamjet aty, unë mendoj që policia e shtetit ndërhyri me shumë vonesë. Policia e shtetit është aty dhe për gjënë më të vogël. Kur kemi një çift që janë te ndarja, ju thatë se ndoshta duhet të hysh te gjykata.

Noka: Nuk thashë ashtu.

Godole: Ashtu thatë.

Noka: Unë jam këtu dhe ti më thua çfarë thashë. Nuk dukesh fare kur gënjen. Që të mos gënjesh…

Godole: Ju lutem kontrolloni tonin dhe fjalët që thoni ndaj meje. Kam një pyetje.

Noka: Pyetjet mi bën zonja, jo juve këtu.

Top Channel