Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit.
“Nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSH-ja nuk ka raportuar ndonjë rast të vdekjes nga kjo sëmundje në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tre qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë nga COVID-19 është 158.134.
Në total numri i rasteve aktive është 1.552.
MSH-ja po ashtu njofton se ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve dhe se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas MSH-së, deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës.
Të shtunën, më 8 janar, Kosova regjistroi 264 raste pozitive. Numri i rasteve është rritur në ditët e para të janarit.
Përveç Kosovës shumë vende të botës janë duke raportuar nivele rekorde të infeksioneve me COVID-19. Në rritjen e rasteve sipas ekspertëve ka ndikuar varianti shumë i transmetueshëm, Omicron.
Top Channel