24/05 15:52
Një gol i shënuar një minutë para fundit të kohës së rregull i dha fitoren Lensit përballë Rennes në ndeshjen e vetme të luajtur këtë të shtunë në Ligue 1.
Në “Stade Bollaert-Delelis” vendosi finalizimi i Said, që ktheu vendësit te suksesi pas dy humbjeve radhazi, ndërsa miqtë pësuan humbjen e tretë rresht, duke hyrë në krizë rezultatesh.
Lens me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve, vetëm tri më pak më pak se Rennes, që me këtë ecuri ka humbur shumë terren me rivalët për zonën Champions.
Top Channel