Mbështetësit e Berishës janë futur në selinë e Partisë Demokratike duke përdorur trapanë e çekiçë për të hapur dyert, pasi të gjitha dyert janë të blinduara.

Ata kanë thyer disa xhama. Në selinë e PD-së është hedhur një solucion që dyshohet si gaz lotsjellës. Nuk ka ende informacion se nga kush është hedhur.

Të përmbarojmë vendimin e demokratëve”.

Kështu ka deklaruar, Sali Berisha, ndërsa mbështetësit e tij kanë tentuar të hyjnë në selinë blu.

Sipas tij, “dyert e shtëpisë nuk mbyllen kurrë për familjarët”.

Sa i përket mësymjes së protestuesve në seli duke thyer xhamat dhe derën kryesore, Berisha ka vetëm diçka për të thënë “dera u hap vetë”.

Nga oborri i selisë ish-kreu i PD-së ka komunikuar me mbështetësit e tij duke u dhënë sinjale për veprimet e radhës.

Ai u ka kërkuar atyre që të rrethojnë godinën.

Sipas tij, nëse Policia do të ndërhyjë do të jetë vetëm me urdhër të “kryeministrit shqiptar, Edi Rama”.

Protesta është dhe do të mbetet protestë paqësore. Ftoj të gjithë protestuesit, demokrate dhe demokratë që sot do të ndërrojne bunkerin e Peng Bashës në shtëpinë e lirisë”, deklaroi ai për mediat.

Sipas tij, protestuesit janë mbledhur kundër bunkerit “Basha”.

FOTO GALERI
18/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA