Tenisti serb Novak Gjokoviq mund të humbasë më shumë se një turne të “Australian Open” nëse autoritetet australiane e dëbojnë atë nga ky shtet për shkak të dështimit që të ofrojë prova të mjaftueshme sa i takon respektimit të rregullave kundër COVID-19.
Ditë më parë autoritetet australiane ia anuluan vizën dhe ia mohuan hyrjen në këtë shtet tenistit serb me arsyetimin se ai nuk ishte i vaksinuar kundër koronavirusit dhe më këtë i është vënë në rrezik pjesëmarrja në turneun e tenisit që zhvillohet në Australi, “Australian Open”.
Autoritet thanë se në rast se Gjokoviq nuk arrin të bindë autoritet se ai kishte të drejt të udhëtonte drejt Australisë, atëherë ai mund të përballet me ndalim hyrjeje në këtë shtet në tri vitet e ardhshme, raporton AFP.
Përfaqësuesit ligjor të tenistit serb, tashmë kanë dorëzuar një ankesë në një gjykatë në Australi në të cilën ata pretendojnë se anulimi i vizës për tenistin serb ishte i padrejtë për shkak se siç pretendojnë ata, Gjokoviq, ishte diagnostikuar pozitiv me COVID-19 dhjetorin e vitit të kaluar dhe më këtë sipas tyre, ati i ishte dhënë një përjashtim sa i takon vaksinimit kundër COVID-19.
Avokatët e Gjokoviq i bënë këto pretendime të shtunën në një paraqitje gjyqësore, tre ditë pasi zyrtarët e kufirit australian e vendosën atë në një qendër ndalimi në Melburn. Seanca në të cilën pritet të merret vendimi, do të mbahet të hënë më 10 janar.
Gjokoviq ka folur hapur kundër vaksinimit, mirëpo nuk e ka bërë të ditur kurrë statusin e tij të imunizimit.
Njoftimi se ai do të udhëtonte drejt Australisë kishte acaruar shumë qytetarë në këtë shtet që ende ka në fuqi masa më të rrepta për vizitorët e huaj.rel
Top Channel