Southamptoni kualifikohet me shumë vështirësi në raundin e 1/16-va të kompeticionit më të vjetër të futbollit në planet, FA Cup.

“Shenjtorët”, në radhët e të cilëve u aktivizua titullar talenti i kombëtares shqiptare, Armando Broja (u aktkvizua deri në minutën e 78’), mposhti 2-3 në kohën shtesë Swansea-n në ndeshjen e luajtur në Cardiff, edhe pse nga minuta 30-të luajti me një lojtar më për shkak të ndëshkimit të Valery me karton të kuq.

Në fakt, miqtë nga Hampshire kaluan në epërsi që në minutën e tetë me Redmond, duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por gjithçka u komplikua kur Valery mori ndëshkimin maksimal, pas një ndërhyrjeje si mbrojtës i fundit.

Piroe i Swansea-t barazoi rezultatin në minutën e 77-të, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Autogoli i Bednarek (95’) kaloi në epërsi skuadrën uellsiane, por futbollistët e Southamptonit reaguan me dy gola të shpejtë të shënuar nga lyounoussi (96’) dhe Long (102’), duke fituar në fund 2-3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA