Kaosi i qarkullimit që solli një stuhi e rëndë dëborë në autostradat e Pakistanit i ka kushtuar jetën në mënyrë të paprecedentë të paktën njerëz njerëzve, në bllokimin tragjik të trafikut para hyrjes në qytet.
21 turistë kanë vdekur kur stuhia e dëborës i la të bllokuar per dy dite në një radhë trafiku prej rreth 125,000-makinash në Pakistan.
Autoritetet konfirmuan se tragjedia e shumëfishtë erdhi pas reshjeve rekord prej 83 cm dëborë pranë qytezës Murree, në verilindje të kryeqytetit Islamabad.
Zyrtarët thanë se besonin se viktimat kishin vdekur nga asfiksia dhe jo nga i ftohti, pasi kishin ndezur ngrohëset e makinave të tyre.
Por eksperti vendas i shëndetësisë Mubashir Ahmed ka sugjeruar se vdekjet mund te kene ardhur nga hipotermia e të ftohtit.
Ushtria, zyrtarë të Pakistanit dhe banorë vendas kishin tentuar t’u vinin në ndihmë duke sjellë ushqime e baranije, për të bllokuarit prej dy ditësh në dëborën e vazhdueshme.
Mijëra udhëtarë ishin bllokuar në autostradën drejt Malka-e-Kohsar e cila ishte mbyllur prej motit të ashpër.
Zëvendës-komisioneri Rawalpindi tha: “Rreth 23 000 automjete janë evakuar duke u shpëtuar nga Murree. Rreth 1000 mbeten ende të bllokuara.”
Ndërsa minsitri i brendshëm i Pakistanit, Sheikh Rasheed tha se rruga nga Murree drejt Islamabad është mbyllur.
Ai tha: “Komisionerët e Islamabad e Rawalpindi, policia dhe ushtria janë përfshirë në operacionet e ndihmës. 1000 automjete mbeten ende të bllokuara gjatë natës. Kanë ndodhur rreth 20 vdekje deh janë ndaluar tashmë turistët që vijnë në Murree prej motit të keq.”
Top Channel