21 turistë vdesin në stuhinë e tmerrshme të dëborës që bllokoi mijëra makina në autostradë (fotot)

08/01/2022 18:30

Kaosi i qarkullimit që solli një stuhi e rëndë dëborë në autostradat e Pakistanit i ka kushtuar jetën në mënyrë të paprecedentë të paktën njerëz njerëzve, në bllokimin tragjik të trafikut para hyrjes në qytet.

21 turistë kanë vdekur kur stuhia e dëborës i la të bllokuar per dy dite në një radhë trafiku prej rreth 125,000-makinash në Pakistan.

Autoritetet konfirmuan se tragjedia e shumëfishtë erdhi pas reshjeve rekord prej 83 cm dëborë pranë qytezës Murree, në verilindje të kryeqytetit Islamabad.

Zyrtarët thanë se besonin se viktimat kishin vdekur nga asfiksia dhe jo nga i ftohti, pasi kishin ndezur ngrohëset e makinave të tyre.

Por eksperti vendas i shëndetësisë Mubashir Ahmed ka sugjeruar se vdekjet mund te kene ardhur nga hipotermia e të ftohtit.

Ushtria, zyrtarë të Pakistanit dhe banorë vendas kishin tentuar t’u vinin në ndihmë  duke sjellë ushqime e baranije, për të bllokuarit prej dy ditësh në dëborën e vazhdueshme.

Mijëra udhëtarë ishin bllokuar në autostradën drejt Malka-e-Kohsar e cila ishte mbyllur prej motit të ashpër.

Zëvendës-komisioneri Rawalpindi tha: “Rreth 23 000 automjete janë evakuar duke u shpëtuar nga Murree. Rreth 1000 mbeten ende të bllokuara.”

Ndërsa minsitri i brendshëm i Pakistanit, Sheikh Rasheed tha se rruga nga Murree drejt Islamabad është mbyllur.

Ai tha: “Komisionerët e Islamabad e Rawalpindi, policia dhe ushtria janë përfshirë në operacionet e ndihmës. 1000 automjete mbeten ende të bllokuara gjatë natës. Kanë ndodhur rreth 20 vdekje deh janë ndaluar tashmë turistët që vijnë në Murree prej motit të keq.”

FOTO GALERI
3/9
Autoritetet konfirmuan se tragjedia e shumëfishtë erdhi pas reshjeve rekord prej 83 cm dëborë pranë qytezës Murree

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA