Top Channel ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në brendësi të tunelit të Kalimashit me pasojë vdekjen e një prej pasagjereve.

Bazuar në kamerën e sigurisë së tunelit, makina tip Benz me shpejtësi tenton të parakalojë makinën me qytetarët nga Kosova dhe përplaset. Të dyja makinat rrokullisen shumë herë në muret e tunelit, përplasje që do të ishin fatale për njërën prej pasagjereve.

Makina tip “Benz”me targa shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti ka goditur nga prapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shtetasit kosovarë Bexhet Zeneli, me vëllanë Burimin dhe kunatën Mihrije Zeneli.

Tek mjeti me targa shqiptare ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, është dëmtuar drejtuesi i mjetit Gjino Malci dhe pasagjerët Mariglen Gjoka e Sandra Bega. Gjino Malci dhe Sandra Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të rënda.

Nuik dihet ende gjendja e tyre, ndërsa Top Channel ka siguruar pamje të rënda nga vendi i ngjarjes. Në rrugë dallohen gjak, flokë dhe këpucë të personave të përfshirë në aksident.

Aksidenti i ndodhur këtë mbrëmje ka krijuar trafik të rënduar në hyrje të tunelit, ndërsa zona është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e njësisë rrugore të autostradës Kalimash- Morinë ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
5/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA