Mumja më e bukur në botë/ Çfarë fshihet pas vogëlushes që ndërroi jetë në vitin 1920

07/01/2022 17:06

Rosalia Lombardo është një prej 160 fëmijëve të vdekur nga pneumonia në vitin 1920 në Siçili.

Për shkak të fytyrës së saj jashtëzakonisht të ruajtur dhe pothuajse të gjallë, qerpikëve, flokëve dhe veshjes, ajo shpesh njihet si “mumja më e bukur në botë”.

Për antropologun Dario Piombino-Mascali, është e rëndësishme që të tregohen historitë e fëmijëve të Katakombeve Kapuçinë!

“Isha një fëmijë me fat, por e di që disa fëmijë nuk ishin aq me fat dhe vdiqën para kohe. Dua të sigurohem që historitë dhe prania e tyre në këtë Tokë të mos harrohet”, tha ai.

Vdekja e saj e parakohshme e la aq zemërthyer babanë e saj, saqë ai iu afrua balsamuesit të njohur, Alfredo Salafia dhe i kërkoi të ruante trupin e Rosalias.

Alfredo Salafia e kreu këtë operacion, saqë gati njëqind vjet pas vdekjes së saj, vajza e vogël duket se thjesht po dremit në kutinë e xhamit në katakombet e kapuçinëve të Palermos në Itali.

Edhe organet e saj të brendshme janë të paprekura, siç zbulohet nga skanimet me rreze X. E mbiquajtur “bukuroshja e fjetur”, Rosalia Lombardo ka fituar reputacionin si një nga mumiet më të ruajtura në botë.

Studiuesi Piombino-Mascali e bëri këtë zbulim në vitin 2009 kur vuri re se punëtorët në muze e kishin lëvizur arkivolin e saj duke bërë që trupi i saj të zhvendosej pak, gjë që e lejoi atë të shihte qepallat e saj më mirë se kurrë më parë. Piombino-Mascali kuptoi se sytë e Rosalias nuk ishin plotësisht të mbyllur dhe nuk ishin asnjëherë të mbyllur.

Por zbulimi i tij i vërtetë ishte formula sekrete që Alfredo Salafia kishte përdorur për të mbajtur trupin e Rosalias në gjendje perfekte.

Në vitin 2009, Piombino-Mascali gjurmoi të afërmit e gjallë të Alfredo Salafias dhe gjeti në posedim të tyre dokumente që i përkisnin Salafias, ku ai kishte regjistruar procedurën e tij sekrete.

Ndryshe nga balsamimi tipik, ku hiqen organet e brendshme dhe zgavrat e zbrazëta mbushen me kripëra natron për të tharë plotësisht trupin, Salafia bëri një shpim të vogël në trup dhe injektoi një përzierje të formalinës, kripërave të zinkut, alkoolit, acidit salicilik dhe glicerinë.

Çdo përbërës në përzierje kryente një punë unike. Formalina vrau të gjitha bakteret, glicerina siguroi që trupi i saj të mos thahej dhe acidi salicilik fshiu çdo kërpudhë në mish. Përbërësi magjik ishin kripërat e zinkut që ngurtësuan trupin e Rosalia-s duke i dhënë atij ngurtësi dhe penguan faqet dhe zgavrat e hundës të depërtojnë.

“Bukuroshja e fjetur” është një nga tetë mijë mumiet në Katakombet Kapuçin të Siçilisë dhe një nga kufomat e fundit që u pranuan në katakombe.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA